Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dosja për I.M si bashkëpunëtor i Sigurimit, Rama: Çështja nuk mund të lihet pa transparencë! Meta është një hall i madh për Shqipërinë

-640-0-1663409030xrama-775

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online ka folur dhe për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve thotë se është ish-presidenti, Ilir Meta.

Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë. Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.

‘Për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje që ka peshën dhe meritën e vetë. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente.

Është çështja e një shtetasi I.M., spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-Presidenti. Kjo tregon një adresim. Në ligj thuhet se kush është kontrolluar nga ish-komisioni Bezhani, nuk mund të rikontrollohet.

Mund të jetë vendosur me qëllim. Nuk është çështja e u kujtuam ne vonë apo na është bërë hall. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë. jo i yni në kuptimin e interesit politik.’- u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment