Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Festa kthehet në tragjedi në Itali/ 34-vjeçari shqiptar vret bashkëatdhetarin e tij 23 vjeç pas sherrit, plagos një tjetër

it-4-750x375

Një festë ka përfunduar në tragjedi mbrëmjen e djeshme në komunën e Turbigos në Itali. Një 34-vjeçar shqiptar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy bashkëatdhetarëve.

Si pasojë e të shtënave, një 23-vjeçar ka humbur jetën ndërsa një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas mediave italiane, fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Autori nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi fillimisht në drejtim të një 30-vjeçari duke e plagosur në këmbë.

Personat të cilët ndodheshin në lokal rrethuan autorin për ta bllokuar, por 34-vjeçari qëlloi në drejtim të tyre, ku një prej plumbave kapi edhe 23-vjeçarin.

Pavarësisht se i riu u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Related Posts

Leave a comment