Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Mbylli çështjen “Basha” me drejtësinë”, Rama i përgjigjet Berishës: Simbol i llumit njerëzor, si mund të merret si pikë referimi

-640-0-1663409030xrama-775

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha një ditë më parë se kreu i qeverisë i ka mbyllur dosjen Lulzim Bashës për financimin rus të PD-së.

Rama tha se Berisha mbetet monument i gënjeshtrave dhe akuzave duke mohuar përfshirjen në këtë çështje.

Ndërkaq Rama paralajmëroi gazetarët duke u shprehur se do të habiten për gjërat që do të pasojnë.

Rama: Ai që quani ju kryetar i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Nuk është turpi i askujt tjetër, përveç kujtdo dhe atyre që verbërisht e sjellin që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është monument i gënjeshtrave dhe akuzave.

Është prurësi më i madh i llumit moral, i llumit gjuhësor, i llumit njerëzor në jetën e shqiptarëve, në historinë e Shqipërisë, se ka një të dytë Shqipëria. Ça kërkoni nga ju? Ta marr përsipër këtë pyetje dhe t’ju përgjigjem. Po mirë mo a nuk është i njëjti që me forcë mohoi çdo lidhje të PD me Rusinë, i vuri gjoksin dhe e mbrojti me pathos Lulzim Bashën?!

Ku hy unë tani? Kjo është historia e jo një budallai që hedh një gurë në lum, por e një shejtan budallai që torrolis një vend të terë dhe ju tërheq prej hunde të gjithë ju që e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, si burim informimi, si subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj dhe të futet në mes të debatit publik.

 

Leave a comment