Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk mundi të përballonte dhimbjen, babai i teknikut të kondicionerëve që u vra me plumb në kokë, i jep fund jetës

auto_451663362212

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin ‘Ngracan’ të Mallakastrës. Shtetasi Batjan Çelaj, 63 vjeç, i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme ku bëhet me dije se për rastin janë referuar materialet në Prokurori për vlerësim.

Batjan Çelaj, është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionerëve, i cili u vra nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi ne 22 gusht te vitit 2019 në Tirane pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit.

26- vjeçari kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit , babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo për instalimin e rrjetit të kondicionimit. Pas konfliktit Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Pavarësisht se u munduan të manipulojnë ngjarjen e rëndë Gjykata e Tiranës vendosi t’i dënoje dy vëllezërit përkatësisht me 12 vite burg Griseldon dhe me dy vite Albano Kusin.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      “Kjo që me ndodhi mua, mos i ndodhtë asnjerit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Të nisesh në pune dhe të kthehesh i vdekur. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrare në orën 10 paradite dhe unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm, nuk gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte, ishte i matur. Ma morën djalin në moshe të re”– u shpreh asokohe Batjan Çelaj në lidhje me vrasjen e të birit, dhimbje që nuk mundi ta tejkalonte duke i dhënë fund jetës me fotoksinë.

Related Posts

Leave a comment