Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Reshjet oo dëmtojnë Tropojën, por po mbushin Fierzën”, kryebashkiaku: Nuk kam parë prurje të tilla

-640-0-d52e29b73f21425baa0046ffe6dbf002

Kryetari i bashkisë së Tropojës deklaron se gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura dhe prurjet kanë qenë aq të mëdha sa vetë ai nuk I ka parë ndonjëherë.

“Gjatë 48 orëve ka pasur reshje të dendura. Kam parë burime që për herë të parë kanë dalë. Vërshimi i paparë nga majat më të larta”  tha kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi në një intervistë telefonike për Ora News.

Këto prurje kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe në blegtori e bujqësi por ndërkohë prurjet po mbushin dhe Fierzën.

“Besoj do të ketë impakt të mirë për sistemin hidrik pavarësisht se ka shkaktuar shumë dëme për insfrastukturën e blegtorinë dhe bujqësinë në Tropojë” tha ai.

Byberi tha se Bashkia e Tropojës nuk ka disponuar mjetet e domosdoshme për të përballuar situatën që ka qenë  prandaj  janë angazhuar mjete private:

“Kemi bërë evakuimin e banorëve. Ka pasur vërshim nga majat më të larta. Nuk disponojmë mjetet e domosdoshme për të përballuar situaatën që ka qenë. Kemi angazhuar mjetet tona dhe mjetet private”

Byberi thotë se do të bëhet një bilanc i dëmeve dhe do ia raportohet qeverisë:

“Ka pasur dëmtime të mëdha në bletari , infrastrukturë, në blegtori e bujqësi. Do bëjmë një bilanc dhe do ia nisim qeverisë besoj shumë shpejt do të ketë pasqyrë reale”

Dhe si çdo gjë e keqe që ka dhe një të mirë:

“Uji që po shkon në Fierzë është diçka e mirë për Shqipërinë në anën e sistemit energjetik” tha Byberi duke shtuar se nuk ka rrezik pasi niveli i Fierzës përpara këtyre prurjeve ka qenë i ulët.

Related Posts

Leave a comment