Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Spartak Ngjela: Kam prova se tri televizione paguhen nga Rusia

-640-0-035be9719460b3243fe8fddf59771297

Spartak Ngjela shprehet se sekretari i Shtetit amerikan e tha se në Shqipëri shihet një konflikt interesi mes Rusisë dhe SHBA-ve.

Sipas tij, kishte edhe një proces që filloi kundër Bashës dhe gjyqi u pushua në Shqipëri, por gjykata nuk e thirri dëshmitarin kryesor që do të vinte nga SHBA-ja.

“Sekretari i Shtetit amerikan e tha se në Shqipëri shihet një konflikt interesi mes Rusisë dhe SHBA-ve.

Shërbimet ruse dhe politika ruse kërkon që të futet në Shqipëri dhe me para do të futet.

Kemi edhe një proces që filloi kundër Bashës dhe gjyqi u pushua në Shqipëri, por gjykata nuk e thirri dëshmitarin kryesor që do të vinte nga SHBA-ja. Atëherë nuk ishte SPAK në lojë.

Unë e kam ditur dhe denoncuar se shërbimet ruse paguajnë këtu, nuk ka rëndësi se kë paguajnë. Politika shqiptare ka 2 shekuj që shitet.

Politika ruse kërkon që të blejë politikën shqiptare, por kam të dhëna që 3 televizionet kryesore financohen nga Rusia.

E kam fakt, por nuk di emra. Se sa do të implikohen dhe sa do të precipitojë kjo ngjarje e sa do të hetojë ShBA-ja, nuk e di, por nëse ndodh do të kemi çudira”, tha ai.

 

Related Posts

Leave a comment