Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Colella: E respektojmë Kukësin, por duam fitoren

auto_21663508069

Partizani udhëton në Kukës për t’u përballur me skuadrën e Enkelejd Dobit, me sfidën që do të luhet ditën e hënë duke nisur që nga ora 15:00.

Një sfidë ku të dy ekipet do të kërkojnë fitoren, me demat që duan të bëjnë autokritikën për atë humbje ndaj Erzenit, ndërsa verilindorët me Dobin në stol duan 3 pikët e para në këtë sezon.

Në konferencën për shtyp, trajneri i të kuqve, Giovanni Colella theksoi se Kukësi është një skuadër e fortë, teksa deklaroi se nuk firmos për barazimin. Duket se mungesat janë ato që shqetësojnë në kampin e kuq.

“Nuk njoh një kampionat që mund të fitosh dhe të humbasin të gjithë. Vetëm në kampionatin e moshave fiton gjithmonë më i forti. Çdo skuadër duhet ta tregojë javë pas jave që duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Mendoj që çdo ekip duhet të ketë strategjinë e tij. E jona tregon që mund të lëshojmë disa hapësira, sepse nëse do që të luash në gjysmën e fushës së kundërshtarit është normale që gjysma e jote e fushës do të qëndrojë e boshatisur. Është një rrezik që duhet ta pranojmë, nëse jo duhet të luajmë të gjithë prapa dhe të mos lejojmë hapësira, vetëm dy zgjidhje ka.

Related Posts

Leave a comment