Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Jo nje vrasje më shumë!

240448646_1018062102291105_6152586208727970583_n
Aida Topalli
“Jam afër bab… Jam n’lokalin që rri gjithmon… Jam me do shok… Si përher bre bab… Itu s’po na hyn kush… S’ki pse me u ba marak… “
… Për pak ditë, Shkodrën e zaptoi qetësia… Por gjëma e radhës, paska qenë më e kobshme… 19 vjeç… U qëllua me plumba… Një atentat tipik mafioz, vetëm se “benzi” u zëvendëdua me motoçikletë. Sërish në mes të njerëzve. Pa u ngrysur ende mirë.
Është një nga shumë të rinj që po bëhen “kurban” të krimit. Sot, pa u rritur ende, çuditërisht, i paska mbushur “orët e punës”. Pra, kjo më jep të drejtën të besoj se ky djalë si shumë të tjerë është rekrutuar që herët, në vegjëli ..
Bashkëmoshatarët e tij, nga ana tjetër, po mbushin gomonet për të mbërritur “ëndrrën e madhe”, tashmë të quajtur Angli.
Pak kohë më parë 3 të rinj të tjerë, vetëm disa vite më shumë se fatkeqi i kësaj nate, u hodhën në erë.
Dikush tjetër u shpall në kërkim, i akuzuar se kreu një vrasje.
E tjetërkush vuan dënimin për një tjetër atentat.
Të gjithë jo më shumë se 30 vjeç.
Edhe ata që janë sonte në det, rrugës për në Ishullin Britanik, nuk kanë asnjë vit më shumë e as një vit më pak. E për fat të keq, shumica prej tyre, në të ardhmen, do të sjellin me vete po histori e ngjarje të tilla.
Unë kam disa pyetje:
Çfarë bëmë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur? Cili është rezultati i pikave të kontrollit? Pse nuk e kapën motoçikletën sonte, para se të kryhej krimi? Ky pra duhet të ishte rezultati i këtij angazhimi të shoqëruar me raportime në grup… Parandalimi… Jo një vrasje më shumë

Related Posts

Leave a comment