Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Keni dëgjuar përralla pa fund për inceneratorët, do dalë e vërteta’, çfarë po paralajmëron Rama?

-640-0-1663502587xmetarama-200

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së dheshme për shtyp, përpos të tjerave, paralajmëroi se do të zbulohet shumë shpjet e vërteta e për inceneratorët, duke nënkuptuar çmontimin e akuzave të opozitës së kryesuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Në fjalën e tij, Rama tha se opinioni publik ka dëgjuar përralla dhe gënjeshtra pa fund për inceneratorët në kushtet kur, sipas kryeministrit, e vërteta është ndryshe dhe do të dalë në pah.

Po çfarë të vërtetash paralajmëron kryeministri Rama për inceneratorët dhe do të përmbysin fabulën e ngritur kryesisht nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi? Kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë, ditët e fundit, ka pasur sinjale në media kur për landfilin e Elbasanit, janë publikuar disa dokumente, duke konfirmuar se ka koston më të ulët në Shqipëri, në raport me 5 landfillet e tjera.

Gjithashtu, Ilir Metën e pyetën mbrëmjen e enjtes mbi moralin e sulmeve të tij ndaj bashkëpunëtorëve të ngushtë, Lefter Koka dhe Alqi Bllako, mbi të cilët hodhi pafund baltë, duke heshtur për persona të tjerë, pjesë e historisë, me të cilët ka raporte të afërta.

Me sa duket, në skenë do të dalin bashkëpunëtorë dhe financues të Ilir Metës, pjesë e historisë së inceneratorëve, por që janë mbuluar nga Meta, në funksion të llogarive të tij politike dhe hakmarrjeve. Por, nuk përjashtohet as mundësia e zbulimit të fakteve befasuese dhe të paparashikuara./ Shqiptarja.com

Related Posts

Leave a comment