Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

CIGARE NË KIEV

307844092_627354232297155_2335174097312922753_n
Ben Blushi
Kjo vajzë ishte ulur në një nga stolat e KIevit në mes të qershorit.
Ajo ishte vetëm dhe dukej sikur nuk priste asnjeri. Cigarja ishte i vetmi mik i saj.
Kur e fotografova qeshi dhe nxorri më shumë tym. Ajo kishte qejf që unë ta fotografoja,a thua se donte që njerëzit jashtë Ukrainës të binden se aty jeta vazhdon normalisht se pihet cigare dhe vetmia nuk është e dhimbshme.
Kjo foto është një nga 68 fotot e një ekspozite që arrita të realizoj gjatë 10 orëve qëndrimi të shpejtë në Kiev dhe rrethinat e tij.
Kjo ekspozitë ka dy pamje.
Një pjesë fotosh janë shkrepur mbi gërrmadhat që ka lënë lufta në qytete të bombarduara si Irpin apo Borodyanka,kurse pjesa tjetër tregojnë jetën e përditshme dhe normale të Kievit.
Kjo foto është njëra prej tyre.
Unë e quajta një Cigare në Kiev. Në fakt duhet ta quaja Tym në Kiev,por me siguri do keqkuptohesha, sepse aty nuk ka luftë dhe nuk ka tym.
Tymi i cigares është më i bukur se tymi i luftës.
Dhe natyrisht vret më pak.
Meqë ra fjala,ekspozita ime “Ukraina në 10 orë “,do jetë e hapur cdo ditë deri në datën 30 shtator,në mjediset e COD,në Tiranë.
Aty nuk lejohet cigarja.Një arsye më shumë për të ardhur.

Related Posts

Leave a comment