Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Heroi i fitores së Napolit ndaj Milanit, flet Xhovani Simeone

auto_SIMEONE1663583542

Pas dy golave të shënuar në sezonin 2017-‘18 me fanellën e Fiorentinës, Xhovani Simeone përsëri ndaj Milanit. Argjentinasi tërbohet kur sheh kuqezinjtë dhe e konfirmoi edhe mbrëmë. Pas fitores 1-2 të Napolit, ai foli për mediat duke deklaruar:

“Mario Rui më gjeti mirë në zonë. Ky Napoli ka kualitet të madh. Golin ia kushtoj vjehrrit që nuk është mirë. Për mua, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.

*Dje dhamë gjithçka në fushë, kjo skuadër nuk është thjesht cilësore, por ka edhe dëshirë për të fituar dhe për të sakrifikuar”.

Në mungesë të Osimhen, trajneri po i bën rrotacion me Raspadorin. Sulmuesi pranon zgjedhjet, teksa në deklaratën e tij shtoi:“Raspadori është një djalë i shkëlqyer, ne kemi një marrëdhënie fantastike. Trajneri bën zgjedhjet e tij, unë dhe Raspadori jemi të ndryshëm në stilin e lojës dhe jemi në dispozicion të tij.

Nuk mendojmë për titullin, por duam të përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Le të mendojmë vetëm për këtë”.

Related Posts

Leave a comment