Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Iran/ Protestuesit anti-qeveritarë përmbysin makinën e policisë pas vdekjes së 22-vjeçares

auto_gbb1663609648

Protestues në Iran tentuan sot të përmbysnin një makinë policie në vijim të zemërimit të gjerë për vdekjen e të resë në stacionin e policisë javës që shkoi.

Demonstrimet po përhapen edhe në qytete të tjera pas vdekjes së vajzës që u ndalua për çështje të traditës së shamisë së kokës, dhe shkelje të rregullave ‘morale’ në vendin konservator musliman.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte demonstrues në Teheran që tentonin të përmbysnin një makinë policie, e cila kishte xhamat e thyera.

Në të tjera pamje protestues shiheshin duke brohoritur e duke goditur makinën e policisë që lëshon ujë me presion për shpërndarjen e turmave.

Në video raportohej për protesta nga qytete të tjera të vendit por mediat thonin se pamjet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Protestat nisën kur 22 vjeçarja kurde-iraniane Mahsa Amini, u shpall e vdekur të premten, teksa kishte rënë në koma pas arrestimit për shaminë e saj të kokës në Teheran.

Policia e Teheranit tha se Amini “kishte pësuar një atak kardiak” gjatë ndalimit, ndërsa media të tjera flisnin për probleme të mëparshme shëndetësore të të ndjerës para arrestimit.

Prindërit e Amini kanë thënë se ajo nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe aktivistët thonë se ajo është rrahur në ndalimin e policisë.

Related Posts

Leave a comment