Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit, e hënë, 19 shtator 2022

mottt-1

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen duke krijuar mundësi për shira të pakët në veri dhe momente me pika shiu pjesërisht në zonat qendrore.

Edhe gjatë natës do të vijojnë të jenë prezente vranësirat e shumta në një pjesë të mirë të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Related Posts

Leave a comment