Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohen sekretet që bënë Mbappen të rinovonte me PSG-në

fbl-fra-ligue1-psg-metz-1-1149x720

Rinovimi i Kylian Mbappe në maj ishte një nga lajmet më të mira të vitit për Paris Saint-Germain. Pas disa muajsh bisedime, sulmuesi francez vendosi që të zgjasë kontratën me kampionët e Francës.

Megjithatë së fundmi nga mediet franceze janë zbuluar disa sekrete që lidhen me rinovimin e Mbappe me PSG-në.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                            “Le Journal du Dimanche” thekson se Leonardo, ish-drejtor sportiv i PSG-së, u shkarkua në maj sepse ai refuzoi t’i jepte Mbappes kompetenca që lidheshin me afrimet e largimet e lojtarëve në këtë klub, ku specifikisht kjo gjë ka të bëjë me dëshirën e francezit për të “hequr qafe” Neymar.

PSG ka bërë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Mbappen në Paris. Në organikën e klubit u bashkua Julien Maynard, një gazetar i TF1, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me sulmuesin francez.

Dhe, Luis Campos, një figurë paternaliste e sulmuesit gjatë kohës së tij në Monaco, u emërua këshilltari i ri sportiv i PSG-së, kështu që pjesët e enigmës shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim.

Related Posts

Leave a comment