Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 shtator 2022

horoskopi (4)

Dashi

Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në një kohë krize. Disa persona të kësaj shenje do të priren sot të premtojnë më shumë sesa mund të japin. Shmangni të qenit të fortë në marrëdhëniet e dashurisë.

Demi

Niseni ditën me joga dhe meditim. Do të jetë një tjetër ditë me energji dhe parashikohen fitime të papritura. Parashikohet një ditë emocionuese në çift, planifikoni diçka të veçantë për mbrëmjen dhe përpiquni ta bëni këtë sa më romantike.

 

 

Binjakët

Motivoni veten për të qenë më optimistë. Kjo do të rrisë besimin ndaj vetes duke ju bërë të ndiheni shumë më mirë. Njohuritë tuaja dhe humori i mirë do t’u bëjnë përshtypje njerëzve përreth jush. Partneri/partnerja juaj do të jetë në humor.

Gaforrja

Në fillim të ditës mund të pësoni një humbje financiare që mund t’ju prishë disi pjesën tjetër të ditës. Miqtë do t’ju vijnë në ndihmë nëse do të jetë e nevojshme. Do të përjetoni trazira, pasi mund të krijohen presione në punë.

Luani

Mungesa e vullnetit mund t’ju bëjë viktimë të rrethanave. Pozicioni juaj financiar do të përmirësohet përmes fitimeve të papritura. Kalimi i kohës me familjen dhe miqtë do t’ju rikthejë energjinë.

Virgjëresha

Pikëpamja juaj pozitive do t’u bëjë përshtypje njerëzve përreth jush. Gërmoni thellë nën sipërfaqe për të mësuar më shumë rreth skemës së investimit që duket se po ju tërheq. Konsultohuni me një ekspert përpara se të merrni ndonjë angazhim.

Peshorja

Një marrëveshje e re financiare mund të finalizohet gjatë ditës së sotme. Mos humbisni kohë duke pasur keqardhje për veten, por përpiquni të mësoni nga mësimet e jetës. Çrregullimet emocionale mund t’ju shqetësojnë. Jini të matur dhe të guximshëm, veçanërisht përballë çdo kundërshtimi që mund të përjetoni në vendin e punës.

Akrepi

Shfrytëzojeni sa më shumë kohën tuaj të lirë sot duke dalë për një shëtitje të gjatë, pasi kjo do t’ju përmirësojë shumë humorin. Lajmet për ardhjen e një anëtari të ri të familjes do t’ju lumturojë pafund. Gjithçka në jetën tuaj do të duket më mirë, pasi bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund të kërkojë të harrojë të gjitha pengesat e së shkuarës dhe t’ju përqafojë me dashuri.

Shigjetari

Praktikoni meditimin dhe jogën për të përmirësuar aftësinë tuaj fizike. Ka gjasa të jeni krenarë për arritjet e fëmijëve tuaj. Mundohuni të gjeni kohë për t’u çlodhur pak, drejt gjysmës së dytë të ditës.

Bricjapi

Mbani nën kontroll emocionet. Shmangni ndërhyrjen në punët e të tjerëve. Sot do dëshironi shumë t’i ndani problemet me partnerin/partneren tuaj. Megjithatë, në vend që t’ju dëgjojnë, ata mund të jenë më të interesuar të flasin për problemet e tyre dhe kjo mund t’ju shqetësojë paksa.

Ujori

Sot mund të grindeni me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj për çështje që lidhen me paratë. Gjithsesi do rregulloni gjithçka me qëndrimin tuaj të qetë. Miqtë do t’ju ndriçojnë ditën, pasi mund të planifikojnë diçka emocionuese për mbrëmjen.

Peshqit

Mund të përballeni me disa pengesa në jetën tuaj. Mos shqetësoni, por përpiquni më shumë për të arritur atë çfarë dëshiron. Bëjini këto pengesa hapat tuaja drejt suksesit. Do të zbuloni se një i afërm do t’ju vijë në ndihmë në një kohë krize.

Related Posts

Leave a comment