Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parkoi mjetin në vijat e bardha, gjobitet polici në Lezhë

-800-0-auto_policia-durres-850x450-11621671050

Një efektiv policie në Lezhë është gjobitur, pasi u publikua në rrjetet sociale një foto e automjetit të tij të loguar, të parkuar në vijat e bardha.

Pa verifikimeve, uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se kanë ndëshkuar me 2 mijë lekë gjobë policin i cili ka shkelur rregulloren.

Polici është gjobitur për shkeljen rrugore “Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve”, parashikuar nga neni 156/1/g i Kodit Rrugor

Gjithashtu, ndaj punonjësit të Policisë, inspektor A. D. njoftohet se ka filluar ecuria disiplinore, për shkelje dhe cenim të imazhit të Policisë së Shtetit, bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr.750, datë 16.09.2015.

Related Posts

Leave a comment