Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmet kibernetike reagon Yuri Kim: Keqdashësit u përpoqën të minojnë besimin në demokraci

-640-0-yuri-kim-981

Ambasadorja amerikane më Tiranë Yuri Kim ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike në Shqipëri, për të cilat qeveria akuzon Iranin.

Në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane, Kim tha se disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci.

Kryediplomatja amerikane u shpreh krenare që SHA ndihmoi Shqipërinë për masat ndaj këtij sulmi.

“Ka disa njerëz të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në këtë konferencë. Do të kisha dashur që ta kisha pasur kalanderin tim bosh sot dhe nesër që të merrja pjesë në këto diskutime. Ata do të flasin për risqet, rreziqet e kibernetikës.

 Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të volitshme se kjo. Drejtuesit vendor kanë një rol më rëndësi në demokraci. Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt.

Rishtas në Shqipërisë, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar.

Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet.”, tha ambasadorja Kim.

Related Posts

Leave a comment