Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Flet vajza që u shoqërua me Ervis Martinajn: Fjetëm bashkë në hotel, pas 7 gushtit s’di gjë

auto_640-0-4-1660910463-11663788466

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore për Ervis Martinajn. Orë të tëra filmime zbardhën ndërkohë të gjithë dinamikën e lëvizjeve të Ervis Martinajt në arrati, por edhe të personazheve që e shoqëronin.

Një personazh që padyshim do ta kishte të vështirë të lëvizte dhe t’i ruhej armiqve të shumtë pa ndihmën e miqve të tij. Këtë herë, edhe brenda radhëve të Policisë së Shtetit. I tillë do të ishte edhe zbulimi i Jeton Lamit.

Agjenti i Forcave Operacionale, i cili thuhet se shoqëroi, ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn, gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim nga policia.

Agjenti që bënte një rol të dyfishtë, por që u zbulua në praninë e Ervis Martinaj dhe të një vajze të re, teksa hynin në një hotel në Durrës, natën e 5 gushtit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ‘Në shënjestër’, Ervis Martinaj shfaqet në kamera në praninë e oficerit të Operacionales më datë 5 gusht në orën 21:15 të mbrëmjes në një nga hotelet e njohura në zonën e bregdetit.

Bashkë me Martinajn, në pamje vihet re edhe një vajzë e njohur e ekranit e cila e shoqëron përgjatë gjithë kohës. Vajza që më pas u konfirmua se ishte një figurë publike, fituese në një nga ekspozetë më të mirënjohura të bukurisë në Shqipëri.

Siç do të tregojnë edhe më tej filmimet e kamerave të sigurisë në hotel, fillimisht, gjatë kësaj kohe oficeri Lami, hyn në hotel dhe rezervon një dhomë me emrin e tij, ku lë dhe numrin personal të telefonit.

Pas këtij momenti, oficeri i policisë, largohet nga hoteli dhe kthehet aty të nesërmen, ku dallohet teksa merr me makinë Martinajn dhe vajzën që e shoqëronte.

Zbulime që do të çonin grupin hetues në një tjetër rrjedhë ngjarjesh, të cilat përmbysnin njëra-tjetrën.

“Hera e fundit që jemi takuar ishte mbrëmja e datës 5 gusht, ku kemi shkuar në një hotel në Durrës. Atë mbrëmje kemi qëndruar ne hotel dhe jemi larguar të nesërmen. Edhe në dy ditët në vazhdim, pra deri më datë 7 gusht kam pasur kontakte me të. Më pas kemi shkëputur çdo komunikim.

Me Ervisin jam njohur në fillim të vitit 2022. Nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur më të dhe për cilat arsye”.

Data 7 gusht duket se ka qenë edhe kontakti i fundit i Ervis Martinajt me vajzën që shoqërohej.

Ndërkohë që familjarët e Martinajt, japin datën 9 gusht në mbrëmje, si kontaktin e tyre të fundit me të afërmin e raportuar të zhdukur.

Related Posts

Leave a comment