Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nëse Gjermania dorëzohet para Putin, ajo bie në grackën e Rusisë

-800-0-1663485912xputinn-868

Arma më e rëndësishme e Putinit nuk është bomba atomike. Por frika.

Kremlini do që Europa dhe veçanërisht gjermanët, të kenë frikë.

Frikë nga një dimër i ftohtë. Frikë nga mobilizimi rus. Frikë nga sulmet bërthamore.

Putini dëshiron të na gjunjëzojë me kërcënimet e tij. Ai dëshiron që ne t’i afrohemi, të negociojmë, t’i japim fund sanksioneve. Do që ne të pranojmë aneksimet ilegale, të ngrijmë luftën, të detyrojmë Ukrainën të dorëzohet.

Gjithmonë e më shumë po dëgjojmë në Gjermani se nuk duhet të provokojmë Kremlinin. Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Kevin Kuehnert tha se Putini ‘nuk duhet të inkurajohet që të veprojë në fund plotësisht në mënyrë iracionale’.

Kjo logjikë është e rrezikshme. Nëse Gjermania dorëzohet, ajo bie në grackën e Rusisë. Kjo logjikë frike e bëri Putinin të fortë në radhë të parë.

Nëse ka një gjë që e kemi mësuar nga lufta, është se Rusia mund të mposhtet. Ne duhet ta bëjmë këtë së bashku me Ukrainën. Sidomos tani!

Related Posts

Leave a comment