Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Planet e fundit të Rusisë për Ukrainën, reagon “dhëmbë për dhëmbë” Perëndimi

auto_-800-0-4cb53d37c594cbe45542eba9f509661a1663744769

Udhëheqësit perëndimorë i kanë quajtur të paligjshme planet e autoriteteve ruse për mbajtjen e referendumeve në territoret e okupuara të Ukrainës – për bashkim me Rusinë.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se “pa asnjë mëdyshje” Uashingtoni kundërshton çdo referendum të tillë. Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të dy përdorën fjalën “mashtrim” për të përshkruar referendumet e paralajmëruara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Votat nuk do të kenë “asnjë efekt ligjor”, tha Macron më 20 shtator para se të fliste në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Scholz u tha gazetarëve se është e qartë se referendumet nuk mund të pranohen nga ligji ndërkombëtar.Kanadaja dhe Bashkimi Evropian dënuan gjithashtu referendumet e planifikuara.

Edhe separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, thanë se nga 23 deri më 27 shtator do të organizojnë të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Related Posts

Leave a comment