Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Po vdes-po vdes”, flet një nga dëshmitarët nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në mes të rrugës

vrasja-4e-750x375

Mbrëmjen e së premtes, Luca di Cuggiono u gjend në mes të një skene që vetëm në filma mund të imagjinohet se mund të shihet. Në fakt këtë herë ishte në Turbigo të Italisë fqinje, një vend që siç shkruajnë mediat atje konsiderohet nga të gjithë si shumë i bukur e i qetë… Por sherri mes shqiptarëve përfundoi në një përplasje të përgjakshme mes rrugës, nga ku humbi tragjikisht jetën 23-vjeçari shqiptar Emanuel Rroku.

“Ai që qëlloi, përpara u zu me partneren. Njëri ndërhyri dhe ai iu përgjigj menjëherë me armë, duke e plagosur në këmbë. Ishte dukshëm në gjendje të dehur. Pastaj shpërtheu gjithçka. Dolën të gjithë jashtë nga lokali dhe i hipën sipër për ta çarmatosur. Kishte një pistoletë të vogël. Pastaj ndodhi tragjedia. Ai qëlloi edhe njëherë dhe e vrau të riun duke e qëlluar në qafë”, tregoi dëshmitari.

Luca ishte afër ambulancës dhe pa momentin kur punonjësit e emergjencës përpiqeshin të mbanin në jetë të riun shqiptar. “Një djalë i ri nisi të bërtiste, po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte”Erdhën shumë makina të karabinierëve dhe një makinë me shqiptarë. Një skenë e tmerrshme që nuk merrte mendja kurrë që mund ta shihja në Turbigo”.

Ngjarja e rëndë ndodhim mbrëmjen e së premtes, teksa shqiptarët po festonin në një lokal. Plumbi ishte fatal për të riun 23-vjeçar Emanuel Rroku i cili kishte shkuar vetëm 3 vjeç në Itali. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u arrestua dhe ndodhet në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën.

Related Posts

Leave a comment