Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shokon Vuçiç: Luftë botërore për 1 ose 2 muaj, duhet të bëhemi gati

-800-0-2472597_02233_ff-600x360-1

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do të marrë vendime të vështira në shtatë, ose dhjetë ditët e ardhshme, që do kenë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë.

Deklarata e tij, e pasqaruar në detaje, erdhi gjatë një interviste për televizionin publik serb në Shtetet e Bashkuara ku është pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç është pyetur dhe për fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke dhënë një parashikim disi të zymtë për të ardhmen.

“Unë supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe tani pyetja është se ku janë kufijtë dhe nëse do të shkojmë pas disa kohësh, ndoshta për një ose dy muaj, drejt një konflikti të madh botëror, të cilin nuk e kemi pasur që nga Lufta e Dytë Botërore”, u shpreh presidenti serb.

Sa i përket Kosovës, Vuçiç paralajmëroi se një tjetër vend është bërë gati për të tërhequr njohjen e pavarësisë.

Gjithashtu sqaroi se në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Joseph Borrell, pati një qëndrim të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Related Posts

Leave a comment