Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqiptari u hodh nga ura në Britani dhe vdiq, familjaret: S’mund ta besojmë kurrë…

640-0-632b34e349ba1-640x375

Shqiptari 37-vjeçar i identifikuar si Mirsad Selgjikaj, ka ndërruar jetë në prill të këtij vitin në urën në Britani. Ndërkohë të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth tij.

Media britanike raportojnë së shqiptari kishte pasur vështirësi në zgjatjen e afatit të vizës, në mënyrë që të qëndronte në Britani, ku kishte shkuar në vitin 2018. Por gjatë këtij viti, shëndeti i tij mendor nisi të përkeqësohej për shkak të shqetësimeve që kishte nëse do të mund të vazhdonte të qëndronte në këtë vend dhe nëse do të mund të zgjaste afatin e vizës së tij.

Mbrëmjen e 22 Prillit, Mirsadi fluturoi drejt Italisë, por u ndalua në kufi dhe iu refuzua hyrja. Ai u kthye me avion në Britani, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Me telefonin e fikur pasi i kishte rënë bateria, Mirsadi nuk kishte mënyrë për të kontaktuar familjen e tij, e cila më vonë dëgjoi në lajme se një person kishte rënë nga ura.

37-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje. Autopsia doli në konkluzionin se ai kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë gjatë rënies. Në gjykatë u lexua një letër nga familja e shqiptarit në të cilën thuhej se në Shqipëri kishte pasur një jetë të lumtur dhe kishte punuar si shofer privat, se ishte shumë i lidhur me nënën dhe babain e tij dhe se kishte shkuar në Britani për të pasur një jetë më të mirë për veten.

“Nuk do ta kishim besuar kurrë që Mirsadi mund t’i jepte fund jetës, nuk ishte pjesë e karakterit të tij”, thuhej mes të tjera në letrën e familjes.

Related Posts

Leave a comment