Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mediu kundër primareve brenda PD-së për zgjedhjet lokale: Nuk funksionon…

-800-0-5fcdcd8e6cbc5

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se nuk ka diskutuar ende me Sali Berishën për aksionin opozitar.

Ai nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale, opozita duhet të hyjë me një kandidat duke dalë kështu kundër primareve brenda PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve.

Sipas tij në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë e tjera opozitare apo qoftë kandidatë nga shoqëria civile,

“Nuk kam pasur një disktuim me të rreth kësaj çështje, bashkë me kolegët e tjerë jemi përpjekur të shohim mënyrën e një organizimi sepse zgjedhjet që kemi përpara ka dy nivele, ka një nivel për bashkitë që opozita duhet të ketë një kandidat. Ideja e primareve nuk funksionon thjesht dhe vetëm brenda një partie politike”, u shpreh Mediu.

Related Posts

Leave a comment