Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A kishte Gledis Nano të dhëna për Ervis Martinajn, pse u largua? Ja si përgjigjet Rama

-640-0-1663411189xrama-848

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sërish për largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Opinion” se a kishte Nano dijeni për vendndodhjen e Ervis Martinajt, Rama tha se të gjitha çfarë thuhen janë legjenda urbane.

Sipas tij arsyeja e vërtetë e Nanos si kreu i Policisë së Shtetit, ishte se nuk realizoi pritshmëritë në detyrë.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Përse e larguar zotin Nano?

Rama: Sepse nuk përmbushi detyrat që prisnim.

Pyetje: A kishte zoti Nano të dhëna për Ervis Martinajn, dhe se operacionet janë dekonspiruar?

Rama: E pavartetë.

Pyetje: Është thënë që zoti Nano ka raportuar në SHBA për lidhjet e krimit me politikën.

Rama: Asgjë e vërtetë. Ai ka bërë në detyrë aq sa ka ditur aq sa ka mundur. Nuk i ëhstë vënë në diskutim mundi i tij, por rezultati.

Pyetje: Ku dështoi?

Rama: Që nga rishfaqja e parcelave me kanabis, tek rryshfetet nëpër rrugë, seria e vrasjeve pa përgjigje e periudhës së fundit, përfshirë dhe situatën aspak të këndshme në disiplinimin e turizmit.

Pyetje: Ai erdhi si fytyrë e re, si model i ri?

Rama: Model i ri fytyrë e re, nuk përkojnë me realitetin.

Related Posts

Leave a comment