Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadori i Melkizedekut…

Screenshot_10-1 (1)
Dashnor Kokonozi

Vitë më parë një mik në Tiranë, Ardian Vehbiu, më rekomandoi të lexoj librin e Veton Surroit “Ambasadori i Melkizedekut (..dhe shënime të tjera heretike)”.
E bleva dhe tani i erdhi radha ta lexoj.
Në të vërtetë Surroin e kisha ndjekur deri në çastin që themeloi një parti politike me emrin Ora. Jo më tej.
Më është dukur gjithmonë si benjamini i elitës së Kosovës. Dikush që në sytë e mi jo vetëm që i jepte ca «klas» politikës shqiptare, të cilës i ka munguar gjithnjë hiri e karizma në të dy anët e traut të Morinës, por me ekuilibrin e tij ishte mbase elementi më i besueshëm jo vetëm midis intelektualëve të rinj shqiptarë, por edhe në sytë e «faktorit» ndërkombëtar. Riparonte disi edhe dëmet që i vinin vendit nga politikanët e tij.
Pastaj erdhi Ora.
Edhe ai nuk i bëri ballë tundimit të pushtetit. Kisha besuar se vendi ka nevojë për një aks të besueshëm intelektualësh të nivelit të lartë, për ta mbrojtur nga përkuljet e rrezikshme deri në nivele kritike të partive politike. Ai vendosi të shtojë edhe një të tillë.
Kjo nuk më pengon aspak ta vlerësoj këtë libër si përmbledhja me e mirë publicistike e viteve të fundit. Diçka nga trashëgimia më e mirë që nga koha e Konicës. Në të 12 esteë e tij gjen gjëra të shkëlqyera për të lexuar, por unë do të veçoja esenë (nuk janë tamam ese) që i ka dhënë titullin librit, “Ambasadori i Melkizedekut, nuk ka mbrritur… (ende)”, modeli i Krushës… ajo që i kushtohet një delegacioni shqiptarësh me në krye Paçollin te Gadafi, ajo tjetra për shqiptarët që shkojnë të mbrojë islamin në vendet islamike… tjetra që… Paska shumë.
Ironisë së tij nuk i shpëton edhe ndonjë nga figurat më eminente të Kosovës, gjë që më solli ndërmend shprehjen se është më mirë ta shmangësh marrëzinë me kohë se po e bëre, gjithmonë do të gjendet dikush që do të tregojë se çfarë ke bërë.
Veton Surroi, në këtë rast. Dhe ai e bën këtë në mënyrë të mrekullueshme.
Kam përshtypjen se ky libër, në kushte të tjera do të më kishte pëlqyer më shumë. Por Ora është aty, në ndonjë regjistër të Ministrisë së Drejtësisë për të na kujtuar se ora e pafajësisë edhe për Surroin ka kaluar me kohë.
Aucune description de photo disponible.

Related Posts

Leave a comment