Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Zemër Luana” në Tv Klan, Luana Vjollca zbulon programin e ri

auto_Captured1663927874

Luana Vjollca sjell së shpejti në Tv Klan formatin më të ri, “Zemër Luana”.

Pushimet në ekran kanë marrë fund për moderatoren e njohur, e cila do të ritakojë të gjithë “zemërluanët” e saj në skenën gjigande.

Në ditëlindjen e saj më 2 Shtator, Luana publikoi një fotografi që surprizoi ndjekësit duke zbuluar ardhjen e saj nën logon e Tv Klan. Ngacmimet e vazhdueshme për të ‘gërricur’ kureshtjen kanë arritur ‘kulmin’ vetëm ditën e djeshme kur u postuan foto me ikona luani apo zemre vjollcë dhe videoja e një luani diamanti që vraponte në një sfond rozë me zemra.

Luani i “Metro-Goldwyn-Mayer” është zgjedhur qëllimisht nga Luana Vjollca në promon e emisionit. Luani ikonik që në formë shakaje transformohet dhe merr trajtën e Luanës.

“Mezi po pres të ritakohem me ju o zemër Luana-t e mi!”, shkruan moderatorja.

Related Posts

Leave a comment