Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëri-Islandë, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sfidën në “Air Albania”

air-albania-770x435-1-750x375

Shqipëria do të përmbyllë këtë edicion të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, mbrëmjen e së martës, në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B.

Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se duelin Shqipëri-Islandë do ta drejtojnë arbitra spanjollë.

Kryesor do të jetë Rikardo De Burgos, i mbështetur nga dy asistentët, Iker De Fransisko dhe Jon Nunjez.

Arbitër i katërt pritet të jetë Pablo Gonzalez Fuertes.

Në VAR do të jetë Guijermo Kuadra Fernandez, ndërsa në AVAR do të jetë Zhoze Gonzalez.

Shqipëria në këtë takim të fundit të Ligës së Kombeve me asnjë fitore, 1 barazim ndaj Islandës dhe dy humbje, respektivisht dy herë ndaj Izraelit.

Related Posts

Leave a comment