Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BE e trembur nga fitorja e Melonit, Berisha e Meta në ekstazë

-640-0-1664186020xd-369

Fitorja e Georgia Melonit në Itali, me aleatët e saj Salvini dhe Berlusconi, nuk është një lajm i mirë për Europën.

Kjo, duke qenë se kemi të bëjmë me një parti fashiste, që vjen në pushtet në një vend të BE-së.

Partia e Melonit është organizata pasuese e lëvizjes, MSI, Movimento Sociale Italiano, e krijuar nga ish-funksionarë të diktatorit, Benito Musolini pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Në logon e partisë ndodhet simboi i zjarrit, që të kujton Musolinin dhe është një simbol për ultra të djathtët.

Meloni u paraqit me tone të moderuara në fushatë dhe u përpoq të sigurojë partnerët, se Italia do të mbetet një partnere e besueshme. Ajo hodhi poshtë zërat e frikësuar, se fitorja e FDI do të çojë në një kthesë autoritare të Italisë apo në daljen e Italisë nga Bashkimi Europian apo eurozona.

Megjithatë në Bruksel zgjedhjet në Itali janë ndjekur me shqetësim. Meloni e shpreh qartë mbështetjen për Ukrainën e sulmuar nga Rusia, dhe konsiderohet si properëndimore dhe mbështetëse e NATO-s. Por ajo është e njohur edhe për kritikën e saj ndaj institucioneve në Bruksel. Kurse aleati i saj i Legas, Matteo Salvini shpreh hapur dyshimin për efektin e sanksioneve kundër Rusisë.

Socialdemokratja Katarina Barley, zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian e cilësoi shqetësuese fitoren zgjedhore të aleancës së djathtë dhe rrezik për bashkëpunimin konstruktiv në Europë. “Girogia Meloni do të jetë një kryeministre që ka si modele politike Viktor Orbanin dhe Donald Trumpin” , shkroi Barley.

Por ndërsa në BE janë të frikësuar nga fitorja e Melonit dhe reagimet kanë qenë skeptike, në Tiranë dy personazhe janë shfaqur entuziastë: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Fitore historike e Koalicionit të Djathtë, miqve tanë në Itali. Një urim të përzemërt për suksesin historik, fitorën e shkëlqyer të udhëheqësve të koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini,” shkruan Berisha.

“Italia foli qartë!

Zgjedhjet në Itali, Petrit Vasili: Giorgia Meloni, simbol i vlerave që bëjnë përmbysjet e mëdha

Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.

Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë,” shkruan Meta.

Me sa duket mendojnë se po mundin Perëndimin, ndaj dhe si në rastin e Orban, janë të parët që dalin dhe bërtasin fitore.

A thua se kanë fituar këta vetë!

Related Posts

Leave a comment