Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dash Shehi e pranon: Nuk e mundim dot Ramën me Berishën dhe Metën

-800-0-shehi-960x540

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se qëllimi i tyre është të ndërtojnë një aksion opozitar që kalon përtej partive duke përfshirë të gjithë popullin.

Shehi ka theksuar se për të mposhtur Edi Ramën duhen më shumë vota, sesa aleanca mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“PD deri tani e ka harxhuar energjinë se kush është, foltorja apo grupi tjetër dhe kjo ne nuk na avantazhin.

Ka shenja brenda opozitës shumë pozitive që duan të rezistojnë kundër këtij regjimi, që mundet ta thyejnë. Duam të ndërtojmë një aksion opozitar që kalon përtej partive që thërret të gjithë popullatën brenda. Ne na duhen shumë vota për të mundur Edi Ramën sesa aleanca Berisha-Meta.

Nëse këtu nuk do të jenë vetëm dy partitë por do jenë dhe parti të tjera, unë kam shpresë të madhe.

Nëse lëvizja opozitare reduktohet vetëm me binomin Berisha-Meta, nuk do të mjaftojë. Opozitën e bën një frymë, jo numri i partive. Unë gjykoj se nëse nuk përfshihen qytetarët, kosto është shumë e madhe”- tha Shehi në një intervistë për Euronews Albania.

Teksa është ndalur te zgjedhjet lokale, Shehi theksoi se duhet të bëhet një sondazh për të zgjedhur një kandidat, për të parë se kë do populli.

“Primarja për mua është të bëhet një sondazh. Të gjithë partitë  të ofrojnë një kandidat, të bëjnë një sondazh dhe të shohin e kush është më i votuari nga populli. Kjo është e vetmja mënyrë për të parë atë që do populli”-nënvizoi ai.

Related Posts

Leave a comment