Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E ka kthyer në profesion/ Shkesi që bashkoi 330 çifte tregon hallin: Vajzat po duan të shkojnë në Europë pa u martuar

shkesi

A ekzistojnë ende martesat me mblesëri? Enver Dojaka, mblesërinë e ka kthyer në profesion.

Z. Dojaka rrëfen se këtë profesion e ka nisur si fillestar e më pas ka mësuar më shumë gjëra në odat e më të vjetërve ku diskutoheshin çështjet mblesërore.

Ai thotë se për 20 vite si mblesëtar ka bashkuar 330 çifte.

“Në odat e miqve dëgjonim si u martua filanja apo filani. Kam 20 vite që bëj këtë punë dhe ka shkuar deri në 330 raste. 90 % e rasteve kanë krijuar familje” tregon Dojaku për Ora News.

Djemtë kur duhet të martohen?

Shprehet për moshën ideale të djemve dhe të vajzave në lidhje me martesën, të cilën e kufizon nga mosha 18-24 vjec, pasi në traditën shqiptare është e rrënjësur lindja e shumë fëmijëve sipas z. Dojaka prandaj sa më i ri të jesh aq më shumë ke mundësi të zgjerosh familjen.

Në moshën 18 vjeçare deri 24 vjeç është mosha më e mirë për djemtë si në Shqipëri e Kosovë. Kosova ka pasur nevoje te ketë sa më shumë banorë, e tradita e shqiptarit është të kesh fëmijë sa më shumë”

Leave a comment