Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Largimet masive nga Rusia, zëdhënësi i Kremlinit: S’do i mbyllim kufijtë

-640-0-be61d970913927a7a215d0ce1886b50f

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se qeveria ruse nuk planifikon të mbyllë kufijtë dhe pse nga vendi ka largime masive.

“Nuk kam informacione për diçka të tillë. Deri në këtë moment nuk është marrë ndonjë vendim për këtë gjë”, ka thënë Peskov.

Ditët e fundit, shumë makina, kryesisht me burra, janë nisur drejt Gjeorgjisë, Finlandës, Kazakistanit dhe Mongolisë, pas vendimi të presidentit Putin për mobilizim të pjesshëm.

Përmes këtij vendimi, ai synon të angazhojë 300.000 rusë shtesë në luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se Rusia është përballur me 70 mijë deri në 80 mijë viktima prej nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Media lokale raportojnë se më shumë se 260.000 njerëz kanë ikur prej kur Kremlini, pas vendimit të presidentit Putin.

Related Posts

Leave a comment