Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Protesta e largime në Rusi, frikë nga vendimi i Putin për mobilizim ushtarak

download (29)

Mobilizimi i pjesshëm ushtarak po shoqërohet me protesta e kaos në Rusi, mes grumbullimit, eksodit të qytetarëve që ikin nga Rusia, dhe Kremlinit nga ana tjetër që forcon rregullat rreth shmangies së urdhrave ushtarakë.

Në një nga rajonet më të varfra ruse, në veri të Kuakzait protestuesit u përplasën me policinë. Sipas raportimeve, rreth 100 persona u arrestuan. Më shumë se 2 mijë persona janë arrestuar në Rusi pasi kanë protestuar kundër vendimit të Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Largimet nga Rusia vijojnë, radhë të gjata makinash shihen në kufirin mes Rusisë dhe Mongolisë. Sipas të dhënave nga pikat e kalimit kufitar, më shumë se 3 mijë rusë kanë hyrë në Mongoli që nga e mërkura, pjesa më e madhe janë djem.

Presidenti Zelensky ofron mbrojtje për ushtarët rusë të cilët dorëzohen.

“Dua ta them sërish, ka një zgjidhje. Mos iu bashkoni mobilizimit kriminal. Largohuni, ose dorëzohuni tek ne si mundësi e parë. Kërkoj nga të gjithë miqtë tanë të mbështesin përhapjen e këtij apeli. Sa më shumë qytetarë të Federatës Ruse të përpiqen të mbrojnë jetën e tyre, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë kriminale e Rusisë kundër popullit të Ukrainës,” – u shpreh Zelenski.

Forcat Ajrore të Ukrainës postuan pamjet e “shkatërrimit” të një droni-iranian Shahid-136, të cilin pretendojnë se Rusia e dërgoi në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.

Zelenski ka thënë se Ukraina ka marrë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, thekson se Uashingtoni ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se do t’i përgjigjen me vendosmëri çdo përdorimi të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe i kanë shpjeguar Moskës “pasojat katastrofike” me të cilat do të përballet.

Related Posts

Leave a comment