Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO / Foshnja mbetet e mbyllur në një apartament në Tiranë, momenti kur nxirret nga zjarrfikësit

-640-0-1664187691xzjarrefikesjpg-959

Një foshnjë 6 muajshe ka mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Sipas informacioneve, nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija ndodhej brenda ambienteve të apartamentit. Pasi nuk ka mundur ta hapë e vetme, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sikurse duket në videon e mëposhtme me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë.
Janë të shumta rastet kur forcat zjarrfikëse të Tiranës ndërhyjnë jo vetëm për shpëtimin e jetëve nga zjarret, por dhe nga aksidentet apo raste të tjera emergjente duke ndërhyrë në kohë rekord.

Related Posts

Leave a comment