Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit, 27 shtator 2022

images (14)

Dita e martë e 27 shtatorit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kurse mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 19 / 23 °C, në vendet e ulëta 17 / 25 °C dhe në vendet malore 12 / 19 °C.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare ndërsa në bregdet deri e fortë

Related Posts

Leave a comment