Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama iu përgjigjet akuzave se merr urdhëra nga Erdogan: Mua nuk më bën dot presion asnjë, më kanë votuar shqiptarët

-640-0-980202660ffb338bb6f2f7861bf3313d

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe njëherë akuzave për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama është pyetur nëse ka pasur ndërhyrje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të cilën kryeministri e mohoi kategorikisht.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë i zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

Pyetja: A ka pasur ndikim Erdogani në vendimmarrjen tuaj?

Rama: Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’ui referoheni fakteve, pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. 

Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin, po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim ne me një kolegj vajzash, ku ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush. 

Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast. 

Spostimi i godinës nuk është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës. 

Donin të paguanin prapa. Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errta, mua nuk më bën askush presion, pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. 

Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë.

Related Posts

Leave a comment