Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Syzet e realitetit të shtuar të Nreal lansohen në SHBA, kushtojnë 379 dollarë

Close_up

Kompania e realitetit të shtuar Nreal po lanson syzet e saj të ‘zhveshura’ Air në Shtetet e Bashkuara.

Syzet Nreal Air, të zbuluara për tregjet aziatike vitin e kaluar, janë në dispozicion në Amazon duke filluar nga sot për 379 dollarë.

Syzet fillimisht ekskluzive për Android po marrin gjithashtu përputhshmëri me iPhone – por vetëm me një pajisje përshtatës për 59 dollarë.

Kjo është lëvizja më e fundit e startupit kinez në tregun global të AR (realitetit të shtuar), derisa garon me Apple, Meta dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë.

Syzet Nreal Air janë një alternativë më e lirë ndaj Nreal Light, që u lansuan për 599 dollarë në SHBA, vitin e kaluar.

Ato janë më të vogla dhe më të lehta se Nreal Light – të cilat duken si një palë syze dielli të mëdha – por vijnë me aftësi të konsiderueshme të pakësimit.

Related Posts

Leave a comment