Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Infantino në Shqipëri, takohet me kryeministrin Edi Rama dhe inspektoi infrastrukturën e futbollit

-640-0-1664464357xfb-img-1664464324014-167

Numri 1 i institucionit kryesor të futbollit botëror, Gianni Infantino mbërriti rreth mesditës në Tiranë. Bëhet fjalë për të parin president të këtij institucioni që shkel në tokën shqiptare, i cili ditën e nesërme do të zbarkojë në Prishtinë.

Sipas FSHF-së, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti sot në Tiranë ku u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Më pas rreth orës 13.00 ai zhvilloi një tur në stadiumin “Air Albania” ku u njoh nga afër me kryeveprën e infrastrukturës sportive shqiptare dhe më pas u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.

Në orën 18:00 Presidenti Infantino do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv.

Related Posts

Leave a comment