Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit, e enjte, 29 shtator 2022

moti-1

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell por kryesisht në zonën e jugut.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht zonën e qendrës reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-15m/s, duke u shoqëruar me  valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/24 Re shi
Kukës 16/21 Re shi/diell
Lezhë 20/23 Re shi
Dibër 13/21 Re shi/diell
Durrës 18/25 Re shi
Tiranë 18/25 Re shi
Elbasan 14/23 Re shi
Berat 15/26 Re shi/diell
Vlorë 18/25 Re shi/diell
Korçë 13/20 Re shi/diell
Gjirokastër 14/21 Re shi/diell
Sarandë 18/20 Re shi/diell

Related Posts

Leave a comment