Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Amber Heard shfaqet me të bijën në Spanjë pas gjyqit me Johnny Depp

-640-0-625962ff61d48

Amber Heard është rishfaqur në Spanjë pasi kishte shkuar në Amerikën e Jugut për disa muaj.

Aktorja e “Aquaman” dhe vajza e saj 1-vjeçare, Oonagh Paige, janë fotografuar të premten në Palma de Mallorca teksa kalonin kohë me Bianca Butti.

Në disa foto të fundit, Amber mund të shihet duke luajtur me vajzën e saj në një kënd lojërash, duke ecur me të dhe një grup miqsh dhe duke shijuar qytetin evropian.

Është e paqartë se sa gjatë do të qëndrojë në Evropë.

Heard, 36 vjeç, dukej e lumtur e rrethuar nga miqtë dhe vajza e saj, të cilën ajo e mirëpriti nëpërmjet një surrogateje në korrik 2021.

Dalja e aktores me të bijën vjen pas humbjes ndaj Johnny Depp në gjyqin e tyre për shpifje në qershor. Si rezultat, Heard i detyrohet ish-bashkëshortit të saj miliona dollarë.

Në total, juria vendosi që aktorja duhet t’i paguante yllit të “Pirates of the Caribbean” 10 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Me sa duket për të ndihmuar në pagesën e borxheve të saj, Heard shiti në heshtje kompleksin e saj në Kaliforni për 1.05 milionë dollarë në një marrëveshje jashtë tregut. Mungesa e parave nuk e ka penguar Heardin të kalojë një pjesë të verës në Hamptons dhe më pas të niset për në Izraeli, ku ajo u pa duke pushuar me shoqen Eve Barlow.

Related Posts

Leave a comment