Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edi Rama: Kullat po e transformojnë Tiranën nga një katund, në një metropol rajonal. S’ka oligark që më kap mua, vetëm Zotin “dëgjoj”

-640-0-9ed35543e7a6b65dcb1531b4bd42ae8c

Edi Rama është shprehur se ndërtimet në Tiranë po e tranformojnë kryeqytetin nga një katund i madh në një metropol.

Akuzat se në kullat e ndërtuara po lahen paratë e krimit, Rama i ka konsideruar si “broçkulla, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë”.

“Ky përshkrim i komunitetit rom është e kaluarës, situata shumë ndryshe nga sa ka qenë. Janë zmadhuar në gjerësi apo lartësi, por jo duke marrë tokë tjetër se nuk i lejon njeri ti marrë.

Këto janë ekonomi, i blejnë shqiptarët. Ato broçkullat me miliardat e parasë së krimit që lahen në këto ndërtime, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë. S’kanë bazë argumenti, s’kanë dokument faktik.

Nga ana tjetër një kullë punëson afro 1000 vetë në sistemin e ndërtimit, pastaj sjell të ardhura si taksë mbi pronën, strehim, mjedise biznesi, patjetër punësim për shërbime dhe vizitorë. Kjo varet e gjitha nga cilësia, arkitektura.

Koha do jetë zonja e rëndë që do flasë, këto ndërtime që po transformojnë Tiranën nga një katund i madh kaotik si ai që gjeta unë, në një metropol rajonal. Janë ato që po i japin Tiranës identitetin e një kryeqyteti me histori dhe të ardhme”, tha ai.

Lidhur me akuzar për “oligarkët”, Edi Rama tha se “nuk ka asnjë krijesë përveç Zotit që më kushtëzon”, teksa shtoi se nuk është ai personi që jep tendera.

“Po të jetë kjo histori oligarkësh të mi s’do e merrje vesh fare ti që kishte aty 4 mijë metra pa leje. Pikërisht se nuk ka asnjë krijesë tjetër përvec Zotit që mund të më kushtëzojë apo të më vërë në kushte varësie me para apo metra katrorë, kjo është e mundur të bëhet.

Unë nuk merrem me tendera e nuk jap tendera, nëse flisni për kompensime mos i fusni të gjithë në thes. Bëjini pak llogaritë cfarë do të thotë të dorëzosh mbi katër mijë metra katrorë në qendër të Tiranës.

1.3 milionë dollarë është vetëm gjoba me cmimin e ligjit, lliogariteni me cmimin që ka tregu, 5 mijë euro metri katrorë herë mbi katër mijë metra nëse do i kisha marrë ato para nuk do merrje vesh fare.

Se këtë e ngritëm ne, domethënë që s’na interesonte varianti tjetër se nuk më ka interesuar kurrë. Kjo është e vërteta e deri në provë të kundërt kjo është e vërteta.

Atyre që ju mësojnë të provojnë, akuza nuk është provë, prova është arsye për të akuzuar“, tha Rama.

Ndërsa një tjetër komentues duke iu referuar konfiskimit të 4646 metrave pa leje në qendër të Tiranës tha “mendo ca ke bërë në periferi”, Rama iu përgjigj”:

“Ata të tjerët kanë bërë rrumpallën më të madhe të kontinentit tonë e një nga rrumpallat më të mëdha të planetit, se cfarë kemi bërë ne me Tiranën e tregon Tirana.

Se ca kanë bër ata e tregon historia e tyre. Bir nëna bir patjetër “bir nëna bir” se çfarë i është bërë këtij qyteti prej atyre që sot kanë akoma kurajon të hapin gojën e të flasin për ne realisht bir nëna bir”.

Related Posts

Leave a comment