Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DISA PARASHIKIME SE KUSH (DUHET) TË FITOJË ÇMIMIN NOBEL PËR LETËRSINË 2022

00xp-nobelprizelist-1-superJumbo
“…Një listë që ju krijon mundësinë e një vështrimi të shkurtër mbi shkrimtarët e jashtëzakonshëm nga e gjithë bota, që mendojmë se meritojnë çmimin Nobel”.
Lavanya Krishnan dhe Sandeep Bethanabhotla
Këtë stinë Nobeli, gjashtë suedezë të bardhë (me shije padyshim të shkëlqyera, ndonëse në një zonë rehatie të kufizuar) do të vendosin se cili shkrimtar i panjohur (ose shkrimtar jo shumë i panjohur, nëse nisemi nga disa nga fituesit e si tregues) do të lexohet nga miliona lexues të cilëve përndryshe nuk do të kishin kërshërinë të dallojnë hungarezin Krasznahorkai nga norvegjezi Knausgaard.
Mund të jetë mjaft trazuese se sa fuqi kanë çmimet letrare, me aftësinë e tyre për të nxjerrë shkrimtarët e panjohur deri më tani në hije në qendër të vëmendjes. Dhe kjo ka qenë veçanërisht e vërtetë për Nobelin (Vetëm pyesni botuesin Godine se sa romane të Patrick Modiano-s janë shitur, para dhe pasi ai fitoi Nobelin në 2014).
Dhe kështu, gjatë shtatë viteve të fundit në rrjetin e librarive dhe dyqaneve Boxwalla, jemi përpjekur të kemi një peizazh letrar tepër të pasur që shtrihet në të gjithë planetin, në Këndet tona të Librit, të cilat, ndër të tjera, paraqesin shkrimtarë që mendojmë se janë të denjë për Çmimin Nobel për Letërsi. Shkrimtarët që ne parashikuam se mund të fitonin para se të fitonin përfshijnë Svetlana Alexievich-in, Olga Tokarczuk-un dhe Peter Handke-n. (Ishte përtej aftësive tona mendore të parashikonim fitoren e Bob Dylan-it në 2016.)
Dhe kështu, ndërkohë që bota anglishtfolëse është bërë ngadalë më e hapur për të konsumuar kulturën popullore në gjuhë të tjera përveç anglishtes, Komisioni i Nobelit për Letërsinë duket se po shkon në drejtim të kundërt. Një shembull i tillë është globalizimi kulturor i paprecedentë që po ndodh me kinemanë, televizionin dhe muzikën pop koreane. Aktualisht jemi në një kohë kur dramat koreane kanë një audiencë të zakonshme amerikane, filmat dhe shfaqjet koreane po fitojnë Oscar dhe Emmy, si dhe Palma e artë.
Nëse shikoni statistikat e fituesve të Nobelit gjatë viteve të fundit, katër nga gjashtë fituesit e fundit shkruajnë në anglisht dhe shkrimtarët e tjerë jo-anglezë janë evropianë. Mund të mendoni se në këtë botë të videolojërave të teknologjisë së lartë, Akademia do të provonte të rifitonte rëndësinë e dikurshme me anë të leximit dhe vlerësimit të veprave që vijnë nga jashtë zonës së tyre të rehatisë, duke lexuar veprat e autorëve jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut, duke shpërblyer autorët që nuk shkruajnë vetëm në gjuhën e kolonizatorëve të tyre. Megjithatë, ata duket se po përpiqen të qëndrojnë të rëndësishëm duke marrë mbështetjen e bashkësisë letrare anglishtfolëse.
Dhe kështu tani, për të ilustruar larminë e pasur letrare prej të cilit mund të zgjedhë komisioni i Nobelit, ne kemi një listë që ju krijon mundësinë e një vështrimi të shkurtër mbi shkrimtarët e jashtëzakonshëm nga e gjithë bota, që mendojmë se meritojnë çmimin Nobel. Dhe nëse po mendoni se kush dreqin janë këta njerëz dhe pse duhet të dëgjojmë për ta, keni absolutisht të drejtë. Nuk duhet. Ashtu si nuk duhet të përdorni krem kundër diellit dhe nuk duhet të pini të paktën gjashtë gota ujë në ditë.
Adonis
Adonis është një poet sirian që ndoshta duhet të kishte fituar deri tani. Le të themi se të mos fitojë është sikur të mos kishte fituar T.S. Eliot-i. Por ai është arab, kështu që ndoshta nuk është e njëjta gjë për komisionin.
Ngugi Wa’ Thiong’o
Shkrimtari kenian Ngugi Wa’ Thiong’o vendosi të heq dorë nga një audiencë me e madhe duke kaluar te të shkruarit në gjuhën e tij të vendlindjes, në Gikuyu në vend të anglishtes. Një frymëzim i vërtetë për krijuesit e algoritmeve në Instagram. Misioni i tij i palodhur është të barazojë marrëdhëniet e pushtetit midis gjuhëve dhe të dekolonizojë peizazhin letrar. Ne gjithashtu mund të dëshmojmë për aftësinë e tij për t’ju bërë që të dy të bini në dashuri me njëri-tjetrin dhe të urreni Joseph Conrad-in, brenda një ore. Lexoni “Magjistari i korbit” ose ndonjë nga librat e tij me kujtime.
Edwidge Danticat
Nëse Akademia Suedeze donte vërtet t’i jepte një çmim një amerikani dy herë në gjashtë vjet, nuk arrijmë ta kuptojmë se pse Edëidge Danticat nuk ishte për ta aq amerikan. Leximet e rekomanduara: “Torturuesi” dhe “Fryma, sytë, kujtimi”.
Garielle Lutz
Mendojmë se është e pamundur që dikush të lexojë Garielle Lutz dhe të mos e ndjejë universin që zhvendoset pak. Fjalitë e saj, me një vështrim të përciptë, mund të duken të paqarta. Por në mënyrë mashtruese, në fakt, thjeshtojnë kuptimin e gjërave në mënyra të papritura. Filloni me esenë e saj “Fjalia është një vend i vetmuar”, dhe më pas, me tregimet. Mund të thuash shumë lehtë që janë disa nga shkrimet më të mira angleze që nga Patrick White (i cili fitoi Nobelin në 1973). Edhe pse njëri prej nesh tundohet të thotë, që nga Shekspiri, por ne do ta zbusim lavdërimin tonë tani për tani.
Jon Fosse
Shkrimtari norvegjez Jon Fosse ishte mësuesi i Knausgaard-it, këshillat dhe shembullin e të cilit Knausgaard-i (siç e ka pranuar) nuk e ndoqi. Lexoni çdo gjë prej tij. Por nëse doni të dini se nga t’ia filloni, provoni “Mëngjes dhe mbrëmje”. Disa nga romanet e tij dolën nuk gjendeshin më para disa vitesh dhe po shiteshin me çmime qesharake në eBay. Mos lejoni që t’i ndodhë përsëri – lexojeni.
Shahrnush Parsipur
Një romanciere iranian. Është befasuese që ajo nuk është më e njohur apo e lexuar më gjerësisht. Provoni “Touba dhe kuptimi i natës”. Ajo e shkroi këtë roman të bukur pasi ishte burgosur në Iran për katër vjet. Atë që shumë burra e shkruajnë në dhetëra shumë faqe, ajo e bën në vetëm njëzet, duke pranvënë lehtësisht misticizmin sufi me atë politik dhe shkencor.
Lazlo Krasznahorkai
Për ne leximi i shkrimtarit hungarez Lazlo Krasznahorkai është përvojë unike – duket sikur shkronjat që ai përdor nuk formojnë fjalë me kuptim, por e tejkalojnë drejtpërdrejt kuptimin për të formuar një pamje që mund ta kuptoni ose jo. Është shumë e vështirë të përshkruhet, por ne rekomandojmë të filloni me “Satantango” dhe pastaj të shihni filmin me të njëjtin titull të producentit hungarez Bela Tarr.
Annie Ernaux
Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, ia ka dalë të bëhet shumë e dukshme në në bukstagram, duke qenë në të njëjtën kohë një shkrimtare e jashtëzakonshme. Filloni me “Vitet” – një libër model për autfiksionin.
Anne Carson
Komisioni i Nobelit ka të ngjarë të ketë debatuar për të zgjedhur midis shkrimtares kanadeze Anne Carson, Louis Gluck dhe Charles Simic në vitin 2020, kështu që mund të kalojë pak kohë para se ajo të merret parasysh sërish. Ne rekomandojmë të filloni meleximin e “Autobiografia e të kuqes”.
Scholastique Mukasonga
Asnjë zezake nga Afrika nuk e ka fituar ndonjëherë këtë çmim. Asnjëherë. Nëse shkrimtari francezo-ruandeze Scholastique Mukasonga nuk fiton një ditë, do të ishte qesharake.
Maryse Conde
Maryse Conde është një legjendë e letërsisë së Karaibeve. Në vitin 2018, çmimi Nobel për Letërsinë u pezullua, u krijua një juri alternative dhe asaj iu dha “Nobeli Alternativ”. Ndoshta është koha për t’i dhënë asaj Nobelin e vërtetë?
Salim Barakat
Shkrimtari kurdo-sirian Salim Barakat është nominuar zyrtarisht për Çmimin këtë vit. Ai është vlerësuar edhe nga poetët Mahmud Darwish dhe Adonis. Pikët bonus: jeton në Suedi. Aktualisht ka vetëm një libër me poezi të përkthyer në anglisht. Lexoni poezinë e tij të bukur, “Hakmarrja”, për ta provuar.
Dhe nëse Akademia do të donte të bëhej e rëndësishme duke shpërblyer një shkrimtar korean, atëherë a mund ta rekomandojmë romancierin e madh korean Hwang Sok-yong?
Ka shumë shkrimtarë të tjerë që i duam, por s’mund t’i pëfshinim në listë. Por e tillë është jeta. Ligji i Mërfit dikton që një nga shkrimtarët që nuk e kemi përfshirë këtu (Mircea Cartarescu, Boubacar Boris Diop, Cesar Aira, Ismail Kadare!) do të fitojë. Dhe, siç ka shkruar Vonnegut-i, dhe kështu janë këto punë.
Përktheu: Granit Zela

Related Posts

Leave a comment