Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ka ndërruar jetë ikona e muzikës ‘country’

auto_8661664905293

Ikona e muzikës ‘country’, Loretta Lynn, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Këngëtarja ka vdekur të martën në shtëpinë e saj në Hurricane Mills të Tennessee.

Vajza e një minatori të qymyrit nga Kentucky, këngët e sinqerta të të cilës për jetën dhe dashurinë si një femër në Appalachia e nxorën atë nga varfëria dhe e bënë një shtyllë të muzikës ‘country’.

Në një deklaratë të dhënë për Associated Press, familja e Lynn tha se ajo vdiq paqësisht mëngjesin e 4 tetorit 2022.

“Nëna jonë e çmuar, Loretta Lynn, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes, më 4 tetor, në gjumë në shtëpi në fermën e saj të dashur në Hurricane Mills”, thuhet në deklaratën e familjes që ka kërkuar privatësi.

Lynn ishte nënë e katër fëmijëve përpara se ta fillonte karrierën në fillim të viteve të gjashtëdhjeta dhe këngët e saj pasqyronin krenarinë e saj për prejardhjen rurale në Kentucky.

Leave a comment