Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Protesta e pedagogëve, ministria e Arsimit: Kanë shumë mundësi për të siguruar të ardhura veç rrogës

-640-0-1664968959x1664966651-screenshot1-539

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave të pedagogëve, pas protestës së këtyre të fundit.

Kushi u shpreh se pedagogët kanë edhe shumë mundësi të tjera për të siguruar të ardhura, ndërsa kërkoi mirëkutimin e tyre.

‘Sot në Këshillin e Ministrave morën vendim të rëndësishëm që lidhet me pagat e pedagogëve. Është vendim që po punojmë prej disa kohësh. Pagat e pedagogë e të rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, dhe 8 % nga vetë universiteti me bordet e administrimit.

Është një vendim i rëndësishëm pasi rrit performancën e universiteteve. Mbështetja e qeverisë shqiptare nuk është vetëm rritja e pagave por ka shumë aspekte të tjera.

Në gjatë viteve të fundit e kemi rritur ndjeshëm mbështetjen për universiteteve. Kemi dyfishuar me 79 mln lekë për të mbuluar kërkimin shkencor që bëjnë vete pedagogët dhe është pagesë që shkon përtej pagës bazë. Një pjesë ishte për të mbuluar kostot pagat e pedagogëve.

Pedagogët kanë edhe shumë mundësi të tjera për të siguruar të ardhura. Kanë mundësi edhe nga programet e kërkimit shkencor të BE-së. Kërkoj mirëkuptim.

Të rrisim përpjekjet tona të përbashkëta që të rrisim perfomancën e universitetit si dhe të rriten fondet që mund të kërkojnë në BE.’- u shpreh Kushi.

Related Posts

Leave a comment