Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gent Sejko: Zëvendësimi i aksionerëve të huaj me ata vendas, rigjallërim në sektorin bankar

-640-0-1665051592xsejko-1-424

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një deklarate të tij të djeshme, u shpreh
se BSH vlerësonte me nota pozitive futjen e aksionerëve vendas në tregun e bankave të nivelit
të dytë.

“Futja e aksionerëve vendas na ka surprizuar për mirë, ne si bankë qendrore, por edhe realitetin
ekonomik shqiptar. Kredia me probleme ka vijuar të bjerë, dhe kreditimi si një instrument për
rritjen ekonomike ka vazhduar të rritet duke shkuar në nivelin 14% rritje me bazë vjetore. Mos
harroni që para 5 vitesh kemi pasur një rritje anemike të kreditimit.

Kjo edhe si pasojë se këto banka evropiane, pikërisht për arsye të kufizimeve qe atyre u ishin vendosur nga grupet apo
autoritetet evropiane, ishin jo sa ç’duhej aktive dhe pothuajse nuk po kryenin rolin e tyre në
ekonominë shqiptare” – u shpreh ai.

Në këtë optikë guvernatori e ka parë edhe rritjen e kreditimit nga bankat në vend.
“Zëvendësimi i tyre me aksionerët e rinj me ambicie për të operuar, për t’u rritur e për të
gjeneruar fitime për veten dhe tregun, bëri që kredia të arrijë në nivelin e rritjes 14%, gjithmonë
duke pasur parasysh që jemi në një kohë krize.

Bëri që mos përkeqësohen bilancet e sistemit financiar dhe gjithashtu norma e mjaftueshmërisë së kapitalit (që është një nga treguesit
kryesorë me të cilin masim shëndetin e sistemit bankar) mbeti në nivele shumë të larta.

Mesatarja e normës së mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar është 19%, krahasuar
me 12%, që është minimumi i kërkuar nga Banka Shqipërisë. Pra, kemi një përvojë afatshkurtër
rreth 5-vjeçare të ndryshimit strukturor të sistemit bankar dhe rritjes së peshës specifike të
aksionerëve vendas në raport me aksionerët e huaj, e cila ka rezultuar pozitive deri tani” –
deklaroi Sejko.

Related Posts

Leave a comment