Gruaja e një tjetër futbollisti ka marrë vëmendjen e mediave britanike për shkak të komenteve që ajo ka bërë në rrjetet sociale në lidhje me jetesën në Britaninë e Madhe apo dhe ushqimin.
Bëhet fjalë për Sara Arfaoui, bashkëshorten e futbollistit të Manchester City, Ilkay Gundogan e cila është ankuar për restorantet në Manchester, ku sipas saj nuk ka një vend të mirë për të ngrënë.
Ndërsa i përgjigjet një ndjekëseje, Sara shkruan se në Manchester nuk mund të gjesh një restorant të mirë italian apo për sushi, por vetëm ushqime të ngrira.
Një deklaratë të ngjashme bëri disa muaj më parë dhe bashkëshortja e Angel Di Maria, e cila u shpreh se njerëzit në Britani ishin të ftohtë, ndërsa gratë sipas saj dukeshin si prej porcelani.