Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ismail Kadare për çmimin Nobel: S’më bën përshtypje fare

310934927_531387998990327_4472319866958435343_n
Ismail Kadare prej dekadash është gjithnjë në listën për çmim Nobel, dhe siç ka thënë ai dikur me ironinë e tij fine: aq herë jam kandiduar sa duket sikur e kam fituar. Por ai ka thënë gjjthnjë se nuk i intereson më ai çmim dhe se tashmë prej vitesh është indiferent ndaj tij. Sot ne ambientet ku pinë kafe, Kadare i shoqëruar nga Helena, bashkëshortja janë pyetur nga Euronews Albania për fituesen e çmimit nobel këtë vit, e cila është një shkrimtare që njihet për çështjen grave, një temë mjaft aktuale në botë. Por Ja si përgjigje Kadare për fituesen e çmimit: Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha. Ndërsa Helena shkon më tej kur komenton: Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo e jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”.

Related Posts

Leave a comment