Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

MIILAN KUNDERA:

309540858_10159904166087696_6537514817435727753_n
1. “Hapi i parë në asgjësimin e një populli është fshirja e kujtesës së tij. Shkatërrojini librat, kulturën, historinë. Pastaj të shkruhen libra të rinj, të krijohet një kulturë të re, të shpiket një histori të re dhe së shpejti kombi do të fillojë të harrojë atë që është dhe çfarë ishte.
2. Dashuria është malli për gjysmën e vetes që kemi humbur.
3. Për një romancier, një situatë e dhënë historike është një laborator antropologjik në të cilin ai hulumton pyetjen themelore: Çfarë është ekzistenca njerëzore?
4. Marrëzia e njerëzve vjen nga të paturit e një përgjigjeje për gjithçka. Mençuria e romanit vjen nga të pasurit një pyetje për gjithçka.
5. Të jesh shkrimtar nuk do të thotë të predikosh një të vërtetë, do të thotë të zbulosh një të vërtetë.
6. Koha e njeriut nuk kthehet si në një rreth; shkon përpara në një vijë të drejtë. Prandaj njeriu nuk mund të jetë i lumtur: lumturia është dëshira për përsëritje.
7. Drita që rrezaton nga romanet e mëdha nuk mund të zbehet kurrë nga koha, sepse ekzistenca njerëzore po harrohet përherë nga njeriu dhe kështu zbulimet e romancierëve, sado të vjetra që të jenë, nuk do të reshtin kurrë së mahnituri”.
Përktheu: Granit Zela

Related Posts

Leave a comment