Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia “rrethon” Burrelin, kontrolle për drogë dhe armë

-640-0-1655492416xpolicia-229 (2)

Forcat operacionale dhe ato Shqiponja kanë mësyrë mbrëmjen e sotme në Burrel, ku po ushtrojnë kontrolle për drogë, armë pa leje dhe persona të shpallur në kërkim.

Operacionet e policisë për kontrolle të vazhdueshme për kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, lëvizin me armë pa leje dhe kapjen e atyre në kërkim po zhvillohen në të gjithë territorin.

Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër zbresin në Burrel.

Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim.

Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative,  për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve  të Policisë Mat dhe Bulqizë.

Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.

Kontrollet  e befasishme  në gjithë qarkun  nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të  sigurisë publike dhe asaj rrugore.

#angazhimpërkushtimsakrificë????️????

#nëshërbimtëqytetarëve????️????????️

Related Posts

Leave a comment