Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO: Rita Ora shfaqet joshëse në “Instagram”, komenti në i shqip i mamit të saj merr gjithë vëmendjen

-0-500-1665396047xrita-1-981

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Shkak është bërë performanca e saj elektrizuese në hapjen kampionatit botëror të ragbit në konkurrencën e femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re.

Kujtojmë se Rita interpretoi në Auckland në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re. Përpos zërit që është arma e saj më e fortë nuk mbeti pas as paraqitja e saj e kuruar deri në detaj.

Ora dukej mahnitëse me një kostum dypjesësh ngjyrë të zezë, ku kishte vënë në pah barkun e saj të sheshtë. Pikërisht ky detaj i ka tërhequr vëmendjen mamasë së këngëtares, Vera Orës, e cila ka lënë komentin epik poshtë fotos së Ritës në “Instagram”.

“Qenke bërë për pite”, shkroi Vera në komentin e saj, duke marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve të Ritës.

Related Posts

Leave a comment